Tifozët e Chelseat mbetën të habitur me transformimin trupor të Mykhailo Mudryk.
Anësori iu bashkua Bluve në janar nga Shakhtar Donetsk në një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro.
Mudryk dështoi të tregonte vetën në gjashtë muajt e tij të parë në kryeqytet, duke mos arritur një gol në 17 paraqitjet e tij.
Por, ukrainasi duket se do të kthehet si një njeri krejtësisht i ri kur modelon fanellën e re të Chelseat me stilin retro.
Mudryk u shfaq në prezantimin e fanellave të Bluve dhe një fans reagoi: “Adama Traore ukrainas”.
Një tjetër shtoi: “Mudryk me të vërtetë po kalon shumë kohë në palestër”.
Njëri komentoi: “Jam vetëm unë që mendoj kështu apo Mudryk duket i çmendur?”.
Mudryk, ende vetëm 22 vjeç, do të jetë mes futbollistëve të Chelseat të vendosur për një fillim të ri nën drejtimin e trajnerit të ri Maurico Pochettino. /Telegrafi/