Telegrafi

Mudryk dyfishon epërsinë e Chelseat në derbin ndaj Arsenalit

Është shënuar goli i dytë në derbin londinez mes Chelseat dhe Arsenalit ku kësaj radhe protagonist ishte ukrainasi Mykhaylo Mudryk.

Mudryk shënoi në minutën e 48-të për të dyfishuar epërsinë e “Bluve të Londrës” pas një goditjeje të bukur që përfundoi në cepin e djathtë të portierit Raya.

Ky ishte goli i tij i dytë në këtë sezon të ri të garave në Ligën Premier, teksa kujtojmë që i interesuar për shërbimet e tij ka qenë edhe Arsenali.