Site icon Telegrafi

Muaji nëntor po tregohet i pamëshirshëm me kriptovalutat

Çmimi i kriptovalutës më të madhe për nga vlera e tregut Bitcoin, ra nën nivelin 4,500 euro dhe arriti pikën më të ulët të vitit dhe në të vërtetë çmimi për herë të parë ra që nga muaji tetor 2017.

Kjo situatë vjen në një muaj i cili historikisht, të paktën që nga viti 2010, ka qenë një muaj i fortë për kriptovalutën Bitcoin, ku që kur të dhënat filluan të grumbulloheshin rreth vlerës së saj, çmimi i tij është rritur shtatë herë me radhë në këtë periudhë.

Performanca e 24 orëve të fundit lë të kuptohet se ky muaj ka për të qenë ndryshe nga paraardhësit.

Rënia e fundit e Bitcoin vjen pas shitjes në masë, ndërsa çmimi u tërhoq poshtë kufirit të mbështetjes prej 6,200 dollarësh.

Nga data 14 nëntor deri më sot Bitcoin ka humbur 50 miliardë dollarë vlerë tregu ose 23 për qind të vlerës dhe tashmë qëndron në 147.8 miliardë dollarë, shumë larg rekordit prej 820 miliardë dollarë që ishte në fillim të muajit janar, përcjell Telegrafi.

Një panoramë më e gjerë e industrisë zbulon se dhjetë kriptovalutat në botë kanë pasur të njëjtin fat këto ditë.

Këto kritpovaluta raportuan zhvillimet negative përballë dollarit amerikan ku dy prej tyre raportojnë humbje me 24 për qind.

Ripple është duke performuar më mirë sesa rivalët duke humbur 2.77 për qind të vlerës brenda 24 orëve, Sakaq Bitcoin ka humbur 0.51 për qind.

Vlen të theksohet se një rënie e tillë nuk është e padëgjuar për tregun. Në vitin 2013, Bitcoin arriti pikën më të lartë në 1,163 dollarë për të rënë në 160 dollarë një vit më vonë. Atë kohë Litecoin ishte kriptovaluta e shtatë më e madhe në botë, ndërsa sot ka rënë nga 50 dollarë në 1 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version