Site icon Telegrafi

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

“Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të dorëzohet para askujt’’. Mjaftoi kjo fjali nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri për të u trazuar debati.

Përderisa Bahtiri po mbronte veprimet e Qeverisë në veri të vendit, përfshirë edhe mosdakordimin me aleatët për to, Matoshi iu drejtua duke i thënë se ta lërë këtë patriotizëm të këngëve folklorike

“Mosni me kësi patriotizma të këngë folklorike. Mosni amon se jemi në debat, mosni me këtë patriotizëm”, tha Matoshi.

Për këtë, reagoi ashpër, Bahtiri i cili e pyeste Matoshin se çfarë gjaku ka.

“Unë jam duke u çudit me ty shumë, ku e ki këtë gjak ti, çfarë gjaku ki ti kallxom? Po më intereson me ditë, po më intereson”, tha Bahtiri.

Një replikë e ashpër erdhi nga Matoshi i cili tentoi edhe të zgjohet nga vendi teksa i drejtohejt Bahtirit ‘’Çka të intereson ty? Trus, mshele atë qene*f”.

Anëtari i LVV-së, e arsyetoi pyetjen e tij duke thënë se tërë jetën e tij ka folur kundër pa asnjë argument.

“Ti qen*f, e për të qen*f. Edhe mos asi, mos, se boll ke ma. Boll të durova. E pyeta cili është gjaku yt, pse jo? Pse s’jam i thirrur? Argumenti është këtu, se krejt jetën e tij është duke fol kundër pa asnjë argument. Kjo është e turpshme’’, tha Bahtiri.

Exit mobile version