Portieri i Sevillas, Yassine Bounou apo i njohur vetëm si Bono ia ka siguruar një pikë ekipit të tij në udhëtim te Real Valladolid.
Real Valladolid dhe Sevilla kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Fabian Orellana (44’) për vendasit dhe Bono (90+) për mysafirët ishin shënuesit e golave.
We come away with a draw thanks to a last-kick equaliser from Bono 🇲🇦 #RealValladolidSevillaFC #WeareSevilla #NeverSurrender pic.twitter.com/oXfuxSDD4Z
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) March 20, 2021
Megjithatë, befasia e madhe dhe lajmi i gjithë kësaj është se Bono është portieri i Sevillas.
📸 First we had Palop… now we have 𝗕𝗢𝗡𝗢! 💫 😱#WeareSevilla #RealValladolidSevillaFC pic.twitter.com/0Rqj1VALZW
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) March 20, 2021
Goli i Bonos i shënuar në minutat shtesë dhe sigurimi i një pike për Sevillan po cilësohet si një mrekulli në futboll.
Ky gol i shënuar nga portieri ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, duke ‘pushtuar’ të gjitha me shkrime dhe postime rreth tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/jackgrealishfb/status/1373400404243984389
https://twitter.com/HakanBuyukk1903/status/1373396051114213377