Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës (AKI)
Sipas një njoftimi për media thuhet se sot në objektin qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla- Schwarz, dhe drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.
“Ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/