Site icon Telegrafi

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave nga Ndërmarrja Komunale Strumicë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Nga ana e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda janë bërë kallëzime penale ndaj Z.G (56), B.G (56) të gjithë nga Strumica, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “bashkëfajtësi”, njoftoi sot MPB.

Në njoftim thuhet se i akuzuari i dytë B.G., punëtor në Ndërmarrjen Publike për Veprimtari Komunale “Komunalec” Strumicë dhe kryetar i Komisionit për Zbatimin e Prokurimit Publik, së bashku me të akuzuarin e tretë dhe të katërt, punonjës të së njëjtës ndërmarrje dhe anëtarë të komisionit, gjatë vitit 2021, kanë kryer procedurën e prokurimit publik për mallra polimer për nevojat e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

“Nga katër operatorët ekonomikë të regjistruar, oferta e një operatori ekonomik nga Shkupi kishte çmime jashtëzakonisht të ulëta për mallra të caktuara, për të cilat nuk kërkuan shpjegim me shkrim, siç parashihet me Ligjin për Prokurim Publik dhe propozuan që oferta të zgjidhet nga ai operator. I denoncuari i parë Z.G. drejtori i kompanisë ishte i obliguar të kontrolloj se procedura nuk është kryer në përputhje me Ligjin për prokurim publik, por nuk e ka bërë këtë dhe ka marrë vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, ka lidhur kontratë dhe operatorit ekonomik nga Shkupi i janë paguar 1.241.699 denarë për prokurimin e mallrave për të cilat ai ka dorëzuar çmimin e ulët, për të cilin është ofruar çmimi i lartë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version