Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar dje me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 183 masa, nga të cilat 64 sanksione për drejtim të ngasjes me shpejtësi të lejuar, 25 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 14 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.
Janë vendosur 4 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe).
Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Tlegrafi/