Prej kur u bë e ditur romanca e tyre, Lotina dhe Mozzik kanë qenë personazhet më të komentuar javëve të fundit.
E gjithë vëmendja e shtypit rozë është fokusuar tek relacioni i tyre dhe secilin hap që dyshja bën në rrjetet sociale.
Mozzik ka folur publikisht për lidhjen me Lotinën duke e konfirmuar këtë për mediet, madje duket thënë se ishte gjëja më e bukur që i ka ndodhur.
Tani, reperi “trazoi” internetin duke publikuar një foto të saj në profilin e tij në Instagram.
Dyshja nuk kanë publikuar ndonjë foto të përbashkët deri më tani në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, por vetëm disa postime që kanë lënë të nënkuptuar se dyshja kalojnë kohën së bashku. /Telegrafi/