Këtë javë në rubrikën ‘Intervistë’ në emisionin “ Thumb” me dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, që transmetohet çdo të shtunë në Top Channel kanë qenë të ftuar Mozzik dhe Kida.
Kida është ngacmuar nga gazetaret përsa i përket marrëdhënies së saj me Baby G dhe është pyetur në qoftë se do të donte ta kapte prej flokësh.
Këngëtarja ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë problem dhe nuk ka arsye që ajo ta kapte prej flokësh madje Kida nuk shikon asnjë këngëtare si konkurrente.
Por, Mozzik ka reaguar menjëherë dhe ka thënë: “Jo, pse ta kapësh nga flokët, unë do ta kapja në vend tjetër”.
Fjalët e tij ai i ka shoqëruar me gjeste duke nënkuptuar që dëshiron ta kap Baby G nga të pasmet, pavarësisht se mes tyre nuk ka patur gjë asnjëherë.