Telegrafi

Mozzik dhe Lotina Haziri sjellin pamje nga pushimet, tani ndodhen në Itali

Mozzik dhe Lotina Haziri po vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre të radhës.

Dyshja e njohur e showbizit këtë herë si destinacion kanë zgjedhur Italinë, ku edhe me këtë rast nuk kanë munguar me fotografi në rrjete sociale.

Ka qenë reperi ferizajas që së fundmi ka ndarë një imazh përkrah të dashurës së tij, gjersa morën vëmendje edhe me paraqitjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata siç shihet po kalojnë një periudhë të mirë së bashku, ndonëse tashmë kanë vizituar disa vende.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Të njëjtit konfirmuan lidhjen disa muaj më parë, përmes disa postimeve të ngjashme në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti shqiptar ndërkohë në një intervistë tha se i kishte shkruar prezantueses që nga viti 2019.

Ai më parë ka qenë në romancë me reperen Loredana Zefi, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/