Jose Mourinho është rikthyer të flas për Kampionatin Evropian, ku tani ka folur për ndeshjet gjysmëfinale.
Spanja, Italia, Anglia dhe Danimarka kanë siguruar një biletë për gjysmëfinale dhe janë katër Kombëtaret që ëndërrojnë triumfin në Euro 2020.
Por fillimisht trajneri portugez i Romës ka vajtuar lëndimin e mbrojtësit të majtë të skuadrës së tij dhe Italisë, Leonardo Spinazzola.
“Lëndimi i i Spinazzolas është një humbje e tmerrshme për Mancinin, por imagjinoni sa keq është për mua që nuk do ta kem për rreth gjashtë muaj. Do ta zëvendësojë Emerson, ai është një lojtar i mirë dhe me përvojë, por Spinazzola është me të vërtetë i pabesueshëm”, ka deklaruar Mourinho për Talk Sport.
Tutje trajneri portguez ka folur fillimisht për përballjen e parë gjysmëfinale Itali – Spanjë, ku i ka vlerësuar lartë Azzurët, por që ka thënë se ka respekt edhe për futbollin spanjoll.
“Katërshja mbrapa po bënte mjaft mirë, Di Lorenzo, Bonucci, Chielini dhe Spinazzola. Pastaj Jorginho i jep ekipit stabilitet. Italia ka talent të madh, edhe nëse sulmuesit nuk janë cinikë, ata kanë shumë zgjidhje”.
“Më pëlqen stafi i Mancinit, ata janë shumë të plotë, janë gjithashtu një grup miqsh me shpirt të shkëlqyeshëm. Unë kam respekt për Spanjën, mendoj se do të kemi dy gjysmëfinale të shkëlqyera, do të jetë revanshi i një finale evropiane në të cilën Spanja asgjësoi Italinë që ata prisnin të fitonin. Unë mendoj se Italia është më e fortë, por nuk mund të them që finalet do të shkojnë 100%, unë kam shumë respekt për futbollin spanjoll”, vazhdoi tutje Mourinho.
Tutje tekniku portugez foli edhe për ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Anglisë dhe Danimarkës.
‘Tre Luanët’ me formën e mirë që po kalojnë nuk e kanë befasuar portugezin, por thotë se ndaj danezëve i pret një punë e vështirë.
“Sigurisht që ishte një paraqitje e mirë e Anglisë ashtu siç e prisja. Danimarka është solide, kanë gjetur një mënyrë loje ndryshe nga ajo që e nisën Evropianin. Filluan me Eriksenin si numër 10-të dhe katër mbrojtës mbrapa”.
“Tani po luajnë me tre mbrojtës dhe ka lojtarë të mirë që luajnë në ligat më me shumë përvojë. Me gjithë atë që i ndodhi Eriksenit, futbollistet danez duket se janë të fortë emocionalisht”.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë, pavarësisht se luajnë mirë dhe në shtëpi”, përfundoi Special One.
Ndeshja e parë gjysmëfinale Itali – Spanjë luhet të martën, derisa ajo mes Anglisë dhe Danimarkës të mërkurën dhe që të dyja në Wembley. /Telegrafi/