Jose Mourinho është i etur për të transferuar Ansu Fatin në Fenerbahce këtë verë, raporton Diario Sport.
Vetëm muajin e kaluar, i riu i Barcelonës u rikthye nga një huazim mjaft i pasuksesshëm në Brighton, duke e lënë pjesën më të madhe të sezonit në Ligën Premier në stol.
Tani, ai ka një para-sezon përpara për t’i dëshmuar Hansi Flick se e meriton të vazhdojë në klub.
Raportimet e mëparshme treguan se shefi gjerman shpreson se mund të llogarisë tek ai sezonin e ardhshëm, por gjithçka do të varet nga mënyra se si ai do të performojë gjatë turneut para-sezonal.
Ndërkohë, skuadra turke thuhet se është e gatshme të paguajë 25 milionë euro që vlerësohet aktualisht Fati, me pagesë paraprake.
Dhe katalanasit, të cilët kanë nevojë për injeksione të reja parash për të bërë nënshkrimet e tyre gjatë verës, mund të tundohen nga oferta. /Telegrafi/