Site icon Telegrafi

Mourinho pranon se mund të ketë gabuar me Bale dhe Alli

(Foto: Instagram/garethbale11)

Jose Mourinho ka pranuar se ka marrë vendime të gabuara lidhur me Gareth Bale dhe Dele Alli, ndërkohë që dëshiron të ketë lojtarë me cilësi të mirë te Tottenham Hotspur.

Dy futbollistët e përmendur rrallë kanë qenë në planet e portugezit këtë sezon për shkak të problemeve me formën dhe gjendjen e tyre fizike.

Me raste, Mourinho i ka kritikuar edhe publikisht duke nxitur thashetheme për të ardhmet e tyre. Megjithatë, duket se ai ka vendosur t’u japë një tjetër mundësi dy emrave të skuadrës së tij.

(Foto: Instagram/garethbale11)

“Lojtarët e mirë kur janë në gjendje të duhur fizike dhe janë të përgatitur për lojë, janë gjithmonë të mirëpritur. Ne trajnerët nganjëherë mund të marrim vendime të gabuara, të gjithë e bëjmë, por asnjëri nga ne nuk është i çmendur”.

Lexo po ashtu Reagimi i Mourinhos ndaj gazetares, e cila e pyeti pse nuk e inkuadroi Gareth Bale

“Askush nga ne nuk thotë se nuk dua që ky lojtar të më ndihmojë mua dhe skuadrën, kur një lojtar e ka potencialin dhe kushtet për ta bërë atë”.

“Na mungon Gio (Lo Celso) qe një kohë të gjatë. Na mungon (Sergio) Reguilon qe disa javë. Nëse mund t’i kemi ata, nëse mund t’i kemi Dele dhe Gareth në formë dhe të gatshëm për lojë, është një përmirësim i madh në skuadrën tonë”, u ka thënë Mouringo gazetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version