Site icon Telegrafi

Mourinho i kërkon Kloppit që ta shpjegojë çmimin e Van Dijk

Jose Mourinho e ka sfiduar Jurgen Kloppin që ta shpjegojë çmimin e harxhuar prej 75 milionë funte ndaj Virgil van Dijk, pasi ai e kishte kritikuar Manchester Unitedin për blerjen e Paul Pogbas.

Van Dijk është kthyer në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori pasi e kompletoi kalimin e tij te Liverpool nga Southampton.

Mourinho ia kujtoi Kloppit, deklaratën që e kishte dhënë në verën e 2016 kur Pogba erdhi te United nga Juventus.

“Klubet tjera mund të dalin dhe të blejnë top lojtar, po. Mund ta marrin një lojtar për 100 milionë funte, të lëndohet dhe të mbetet jashtë”, kishte thënë Klopp.

Gjermani kishte shtuar se futbolli është lojë skuadre dhe se nuk duhet krijuar diferenca.

Mourinho ia kujtoi këto fjalë gjermanit, pasi të premten ai kishte thënë tifozët nuk duhet të preokupohen me çmimin.

“Mendoj se ai që duhet të flasë për këtë është Jurgen, dhe nëse unë do të isha një prej jush (gazetar), do ta pyesja për komentet e tij rreth një viti më parë”, tha fillimisht Mourinho.

“Virgil van Dijk është mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. A është ai më i mirë se (Paolo) Maldini, (Giuseppe) Bergomi apo (Rio) Ferdinand? Ju nuk mund ta thoni këtë, është vetëm mënyra se si është tregu dhe ju paguani ose ju nuk paguani”.

Mourinho në fund tha se ky rast i përket Liverpoolit dhe vetëm ata mund të komentojnë mbi të.

Sipas Mourinho: kur krahasojmë sasinë e parave që shpenzojnë menaxherë dhe klube të caktuara, nuk mund të krahasoni realitetin që ndodh aty”.

Exit mobile version