Telegrafi

Mourinho e do te Fenerbahce njërin nga mesfushorët e preferuar të Guardiolas   

Fenerbahce e dëshiron Mateo Kovacicin si përforcimin e radhës dhe lajmi është publikuar dy mediumet turke Millyet dhe Takvim.  

Sipas tyre përfaqësuesit e Fenerbahçes tashmë kanë nisur negociatat me Manchester Cityn, që tashmë po mendon ta dërgojë Kovacic në huazim për një vit.  

Trajneri portugez Jose Mourinho, i cili mori drejtimin e skuadrës këtë verë, dëshiron të vendosë Kovacic përkrah brazilianit Fred në mesin e mesfushës. 

Mourinho po kërkon ta kthejë Fenerbahcen te titulli i kampionit, pasi iu mungon prej më shumë se dhjetë vitesh. 

Gjatë karrierës së tij, Kovacic ka luajtur për Dinamo Zagreb, Inter, Real Madrid, Chelsea dhe Man City, ku e kaloi vitin e kaluar zhvilloi 46 ndeshje, shënoi tre gola, asistoi një herë dhe fitoi tre trofe.  

Kontrata e tij me klubin e Man Cityn është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. 

Nëse kjo ndodh kalimi te Fenerbahce ai do të bëhej shok skuadre me portierit kroat Dominik Livaković dhe yllit boshnjak Edin Dzeko(38). /Telegrafi/