Jose Mourinho mori një mësim të vlefshëm në stërvitjen e Fenerbahçes këtë javë pasi u “u rrëzua nga pas” nga një prej lojtarëve të tij.
Që kur iu bashkua Fenerbahces në qershor, ‘The Special One’ ka punuar 12 orë në ditë në një përpjekje për t’i kthyer ata në krye. Në fakt, portugezi pretendon se ka fjetur natën në hapësira të klubit në mënyrë që të “mos humbasë kohë”.
“Unë fle në klub që të mos humbas kohë”, deklaroi ai muajin e kaluar. “Stambolli është një qytet i bukur, por unë nuk erdha këtu me pushime, erdha në punë. Të gjithë në klub e bëjnë këtë, ne kemi një mjedis të mirë pune”.
Mourinho shtoi: “Gjithmonë përpiqem t’ua rrënjos dhe t’ua shpjegoj njerëzve këtë: mund të jem i suksesshëm herë pas here, por kur gjërat shkojnë mirë nuk shkon në hënë dhe kur gjërat shkojnë keq nuk shkon në ferr. Kjo është filozofia ime. Unë punoj shumë”.
Këtë javë, ish-trajneri i Manchester United dhe Real Madrid u pa në stërvitje përpara ndeshjes së Fenerbahces në Super Ligë kundër Trabzonspor, megjithëse ai nuk e përfundoi seancën pasi u godit nga pas nga mesfushori Ismail Yuksek.
Mourinho e gjeti anën qesharake, duke postuar pamjet në Instagramin e tij së bashku me titullin: “Mësim për trajnerët e rinj. Mos vishni kurrë të njëjtën ngjyrë si lojtarët. Ata mund t’ju kalojnë topin … ose t’ju godasin nga pas”.
Pasi etiketoi mesfushorin e Fenerbahces, Yuksek në postimin në Instagram, ai përmendi edhe Marouane Fellaini dhe Marash Kumbulla; dy lojtarë që ai menaxhoi respektivisht te Manchester United dhe Roma.
Arsyeja pse është e paqartë, por mund të supozohet se Fellaini dhe Kumbulla janë përplasur më parë me Mourinhon. /Telegrafi/