Manchester Unitedi e ka fituar edicionin e 94 të Community Shield duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2-1 në duelin e zhvilluar në Wembley Stadium që shënon edhe fillimin e sezonit 2016/2017 në futbollin anglez.
Djajtë e Kuq bënë një lojë sulmuese në fraksionin e parë, ndërsa moment për t’u përmendur ishte goli i bukur i Jesse Lingard (32’).
Mirëpo, jo shumë minuta brenda pjesës së dytë, kampioni i Ligës Premier e barazoi rezultatin. Golashënues ishte Jamie Vardy (52’).
Për triumfin e United u përkujdes transferi i sivjetmë, Zlatan Ibrahimovic, i cili e shënoi me kokë golin e fitores (83’).
Me gjithë përpjekjet e Leicesterit për të realizuar golin e barazimit, të zgjedhurit e Claudio Ranierit nuk ia dolën të tregoheshin efektivë në minutat e mbetura.
Kjo është hera e 21-të që Manchester Unitedi e fiton trofeun e Community Shield. /Telegrafi/
Jesse Lingard 🔥🔥🔥https://t.co/5G8IOuQ71H
— Liam Canning (@LiamPaulCanning) August 7, 2016
https://twitter.com/FutebolNotici13/status/762331433130221568
https://twitter.com/VintageDeGea/status/762329363807342592