Ushtria izraelite tanimë ka nxjerrë trupin e pengut Elad Katzir nga Gaza.
Ishte motra e tij, Carmit Palty Katzir, ajo që njoftoi vdekjen e tij në një postim në rrjetet sociale – dhe tha se fajëson qeverinë izraelite që nuk veproi për ta shpëtuar atë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Elad u soll në Izrael mbrëmë, pasi u vra në robëri”, shkroi ajo në Facebook.
Zonja Katzir e përshkroi qeverinë izraelite si “frikacake” dhe tha se vëllai i saj ishte “braktisur”.
Ndryshe, IDF ka thënë se ka gjetur trupin e pengut Elad Katzir gjatë natës nga Gaza.
Trupi i tij u mor nga qyteti jugor Khan Younis dhe u kthye në territorin izraelit.
IDF tha se kishte informacione se zoti Katzir ishte “vrarë në robëri” nga grupi palestinez Xhihadi Islamik.
Katzir u mor nga grupi militant nga Kibbutz Nir Oz gjatë sulmeve të 7 tetorit.
Nëna e tij, Hanna, gjithashtu u rrëmbye dhe më pas u lirua në nëntor, ndërsa babai i tij u vra më 7 tetor. /Telegrafi/