Tashmë dihet se Motorola është duke punuar në modele të reja të telefonave në seritë Edge dhe Razr dhe të paktën një prej tyre do të prezantohet zyrtarisht së shpejti.
Kompania në pronësi të Lenovo po përpiqet të mbajë të fshehtë identitetin e “telefonit të saj më të qëndrueshëm Edge”, por misterit po i vjen fundi – Edge 60 Fusion duhet të zbulohet në javët e ardhshme.
Informacioni i zbuluar së fundmi tregon se ky model do të jetë rezistent ndaj ujit, përcjell Telegrafi.
On the edge of something extraordinary. Are you ready?#ComingSoon #EdgeOutTheOrdinary
— Motorola India (@motorolaindia) March 20, 2025
Edhe pse çmimi i modelit Motorola Edge 60 Fusion nuk dihet ende, mund të supozohet se do të jetë dukshëm më i përballueshëm se një telefon premium, gjë që e bën qëndrueshmërinë e tij edhe më mbresëlënëse.
Përveç kësaj, është e mundur që Edge 60 Fusion të ketë edhe një certifikatë ushtarake për rezistencën ndaj dridhjeve dhe rënieve në sipërfaqe të forta, megjithëse Motorola ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.
Megjithatë, slogani “telefoni më i qëndrueshëm Edge” lë të kuptohet qartë se kjo pajisje do të jetë e fuqishme.
Ajo që është e sigurt është se telefoni do të ofrojë “eksperiencën më të mirë të AI në segment”, sipas prodhuesit, ndërsa ekrani do të jetë i lakuar dhe i aftë të shfaqë “ngjyra 100% autentike”. /Telegrafi/