Please enter at least 3 characters.

“Motivimi i së enjtes” - Driton Kuka shkruan për medaljet olimpike dhe lë të kuptohet për kandidimin e tij në zgjedhjet e KOK-ut

2024/11/driton-kuka-distria-e1730972312704.jpg

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është zgjuar me një motivim të madh dhe si duket ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë për kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

E enjtja e ka motivuar trajnerin e njohur pejan të xhudos, i cili iu ka uruar fillimisht të gjithëve një ditë sa më të mirë.

Kuka ka përmendur medaljet e fituara në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, teksa ka treguar se ishte përkrahës i Kamala Harris në garat presidenciale në ShBA.

Megjithatë, ajo që duket paska befasuese është përmendja e zgjedhjeve për Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Në shkrimin e tij, Kuka ka lënë të kuptohet se mund të jetë njëri nga kandidatët për kryetar, pasi sipas tij bordi aktual po anon ‘kundër tyre’.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës Për një ditë të mirë …Olimpiada - Paris 2024 solli dy medalje taze për shtetin tonë 🇽🇰 e popullin 🇦🇱 në total pesë!Xhudo kështu  punon e funksionon me përkushtim!Distria vetëm dy copa 🏅& 🥈Në USA zgjedhjet morën fund!Fitoj Trampi e unë pata qef Harris.Me rrejt ska.Zgjedhjet në KOK po afrohen.Kandidati për Kryetar të kandidoj me ekip e jo ndryshe!Bordi i tanishëm ka shumë njerëz me interesa të ngushta,besa edhe përtej pak!Ska vend për njerëz që anojnë kundër nesh aty!/Telegrafi/