Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.
Parashikohet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në pjesën e parë të ditës, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 11°C; në zonat e ulëta 7 deri 16°C; në zonat bregdetare 8 deri 15°C.