Grumbuj me mbetje plastike ndotën bregdetin e Durrësit një ditë më parë, duke krijuar një pamje aspak të denjë për qytetin turistik.
Pasoja erdhi nga moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu me intensitet të lartë, me të cilin u përball Durrësi një ditë më parë, ndërkohë që shkaku sigurisht mbetet pakujdesia njerëzore.
Sakaq ditën e sotme nisi puna për pastrimin e mbetjeve plastike. Fadroma e Ndërmarrjes Komunale ka nisur grumbullimin e të gjithë materialit plastik, që “pushtoi” bregdetin e plazhit dhe Shkëmbit të Kavajës.
Në terren kanë dalë për të pastruar bregdetin punonjës të Ndërmarrjes Komunale të plazhit.
Kjo situatë sipas autoriteteve lokale të Durrësit përsëritet vazhdimisht për shkak te shkarkimit të mbeturinave në lumenj apo kanale kulluese, të cilat më pas përfundojnë në det. /Telegrafi/