Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranësira për sot

2020/10/moti-ne-kosove_2973-780x439-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel parashihet të jetë me mot me diell dhe vranësira, të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/