Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu anuloi një takim me kreun e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel pas një mosmarrëveshjeje të pazakontë për programin e ministrit.
Netanjahu, i cili është gjithashtu ministër i Punëve të Jashtme, e mori këtë vendim pasi Sigmar Gabriel refuzoi të hiqte dorë nga një takim me përfaqësuesit e dy OJQ-ve izraelite, shumë kritike ndaj qeverisë.
Anulimi i takimit është një ngjarje e rrallë publike në marrëdhëniet e Izraelit me Gjermaninë, që është një prej mbështetësve më të mëdhenj evropianë.
Kjo ndodhi në kontekstin e përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht për çështjen e kolonizimit, ndërtimi nga Izraeli i banesave për civilët në Territoret palestineze të pushtuara, kritikuar nga Berlini. /kp/