Mbrëmë (e hënë) u organizua një festë pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP.
Ish-konkurrentëve i është bashkuar edhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.
Ai ka performuar hitet e tij, por përpara ka mbajtur edhe një fjalim, duke i përgëzuar të gjithë për rrugëtimin.

I njëjti madje me shaka tha se ata që nuk kanë fituar mund ta provojnë vitin e ardhshëm, sikurse Bjordi Mezini, i cili ka qenë disa herë pjesë e këtij formati.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur”, u shpreh ai.

Artisti shkodran theksoi: “Urime të gjithë banorëve, mos mërziten, njëri e fiton, provoni prapë vitin tjetër si Bjordi e kështu, nuk është problem”, tha fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Kujtojmë që fitues sivjet u shpall aktorja Egla Ceno. /Telegrafi/