Ferizaj arriti të merrte një pikë të madhe në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së dytë në Albi Superligën e Kosovës.
Ndeshja përfundoi pa gola, ndërsa trajneri Arbor Morina ka thënë se është i lumtur me angazhimin e lojtarëve të tij.
“Jam i kënaqur më angazhimin që kanë bërë lojtarë. Ata treguan karakter të fortë”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.
“Të paraqitesh ndaj Prishtinës nuk është e lehtë. E dimë që çfarë kapaciteti ka Prishtina”.
“Ka mundur të ketë gola nga të dyja anët, por kanë dashur të dyja ekipet që të shënojnë”.
“Jemi me këmbë në tokë dhe përmes ndeshjeve të mira synojmë që të stabilizohemi në Superligë”, potencoi më tej Morina. /Telegrafi/