Site icon Telegrafi

Morina: E dhimbshme se si e lëshuam fitoren nga duart

Ferizajt i ka ikur nga duart fitorja ndaj Gjilanit, pasi kanë qenë në epërsi deri në fund të ndeshjes.

Pas 90 minutave rezultati përfundimtar ishte 1-1, me Panadic që kaloi vendasit në epërsi dhe Arbnor Ramadanin që barazoi për kuqebardhët.

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina ka thënë pas ndeshjes se është e dhimbshme se si i lëshuan dy pikë nga dora nga kjo përballje.

“Është e dhimbshme se si humbëm edhe dypikëshin tjetër, kur djemtë tanë luajtën mirë në një fazë të lojës”.

“Por, në fund djemtë nuk patën faj pse topi ishte në 16-të metërshin tonë në rrethana të panjohura. Të panjohura ndoshta vetëm për opinionin”.

“Ajo që është me shpresë është se djemtë po luajnë mirë dhe kjo më bën të shpresojmë për kalimin e kësaj situate”, ka thënë Morina.

Gjilani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 15 pikë, derisa Ferizaj është e fundit me vetëm tetë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version