Telegrafi

Mori tri herë leje speciale nga mjeku – tani Koopmeiners mund të kthehet në stërvitje me Atalantan edhe pse është më afër se kurrë Juventusit

Teun Koopmeiners mund të rikthehet në stërvitjet e ekipit të parë me Atalantan, pavarësisht se Juventus është afër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me klubin e tij aktual për transferimin.

Gasperini konfirmoi në fillim të këtij muaji se Koopmeieners nuk po stërvitet më me skuadrën e parë në Bergamo, pasi kishte kërkuar t’i bashkohej Juventusit.

Sipas Corriere dello Sport, holandezi madje shkoi deri në sigurimin e një leje të mjekut tri herë, ku kërkonte të mos stërvitej për shkak të stresit.

Megjithatë, kjo situatë pritet të ndryshojë, pasi lojtari do të marrë pjesë në stërvitjen e Atalantës të mërkurën dhe mund të marrë pjesë edhe me kolegët e tij.

Kjo përkundër faktit se Juventusi është afër marrëveshjes për kushtet e një transferimi me Atalantën, e cila ka vendosur një çmim prej 60 milionë euro për lojtarin fitues të Ligës së Evropës.

Oferta e fundit e Juves ishte 52 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse, pra 1 milion euro më pak se tarifa e kërkuar.

Koopmeiners mbetet i etur për t’iu bashkuar Juventusit deri në fund të afatit kalimtar, shkruan Corriere dello Sport. /Telegrafi/