Site icon Telegrafi

Mori Ferrarin e ri të shokut për të “shitur mend” para të tjerëve, e përplas – gjiroja i kushtoi 45 mijë funte (Video)

Një djalë i ri në Kinë ka shkatërruar veturën sportive Ferrari që kushton afro 600 mijë funte, të cilën pak minuta më herët ia kishte marrë një miku për t’u dukur “cool” para të tjerëve.

I riu i identifikuar vetëm si Jin, ka shkaktuar dëm shumë të madh më saktësisht 45 mijë funte, të cilat duhet investuar në riparim e veturës së shtrenjtë italiane, transmeton Telegrafi.

Jin kishte humbur kontrollin mbi timonin e veturës luksoze, derisa po tejkalonte një veturë në rrugët e qytetit Tongli në provincën kineze Jiangsu.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike shfaqin momentin kur Ferrari përplaset me një veturë tjetër, e me të parë se çfarë ndodhi ekipet e zjarrfikësve dolën në vendin e ngjarjes nga frika se mund ta pësojë shoferi. /Telegrafi/

Exit mobile version