U lidhen shpejtë, u bë bujë në media dhe u ndanë sërish shpejtë. Po flasim për këngëtaren shqiptare, Morena Taraku dhe djalin që u përfol se ishte partneri i saj, Sasha Sobhani nga Teherani që nëpërmjet Instagramit kuptohej se bënte një jetë shumë luksoze.
Morena dhe Sasha u dashuruan dhe shpejtë pikturuan emrat e tyre në lëkurë por vetëm dy ditë më parë në mediat shqiptare nisi të shpërndahej lajmi se gjithçka midis tyre kishte mbaruar.
Vetëm pak para mesnate mbrëmjen e djeshme, Morena ka shpërndarë në postim duke shkruar: “Kur kupton se i dashuri jot është homoseksual” – dhe i ka bashkangjitur këtij reagimi një meme tallëse.
Pra, me një llogaritje të thjeshtë, dalim në rezultatin se fjalët e ndarjes ishin të vërteta dhe arsyeja paska qenë homoseksualiteti i Sashas gjithnjë sipas mediave në Shqipëri dhe Prive.
Edhe i dashuri i Morenës ka larguar fotografitë me të nga rrjetet sociale duke nxitur spekulime.
Morena megjithatë, bën mirë të sqarohet sepse me këtë deklaratë gjysmë shaka e gjysmë serioze, rrjeti social është bërë lëmsh! /Blitz.al/