Site icon Telegrafi

Monumenti i lashtë egjiptian, hapet për publikun 80 vjet pas zbulimit (Foto)

Është hapur për publikun, 80 vjet pasi u zbulua për herë të parë më 1940, varri i vezirit Mehu, që ndodhet në Giza të Egjiptit.

Ky monument i lashtë egjiptian, që ndodhet në një sistem varrezash në Saqqara, konsiderohet të jetë varri më i bukur që është parë deri më tani, transmeton Telegrafi.

Hapësira nëntokësore, që përfshinë ilustrime në mure prej dyshemesë deri në tavan, është restauruar së fundmi nga Ministria e Antikiteteve të Egjiptit.

Imazhet e shfaqin pronarin e varrit derisa ishte për gjueti në xhungël si dhe gjatë ekspeditave të peshkimit. Muralet përfshijnë skena nga korrjet, si dhe civilë që gatuajnë apo vallëzojnë.

Këto lloj ilustrimesh, nuk janë parë në varret që ndodhen në Saqqara para Dinastisë së Gjashtë, dhoma e varrit, paradhoma dhe hyrja e korridorit te këto piramida, janë të gdhendura me Tekstet e Piramidave si formë e përdoruar nga Unat e kësaj dinastie.

Pronari i varrezës, Muhu ishte vezir i lartë i perandorisë egjiptiane, zyrtar me shumë autoritet që i shërbente faraonit dhe një ndër personat më të rëndësishëm në gjyqin mbretëror. /Telegrafi/

Exit mobile version