Site icon Telegrafi

Monoliti misterioz shfaqet në shkretëtirën e Nevadës

Një monolit misterioz është shfaqur në shkretëtirën e Nevadës gjatë fundjavës, duke nxitur spekulime se çfarë mund të jetë dhe kush qëndron pas tij.

Struktura u pa nga policia e Las Vegasit, i cila tha se e pa atë gjatë një misioni kërkim-shpëtimi në veri të Luginës së Las Vegasit, transmeton Telegrafi.

“Ne shohim shumë gjëra të çuditshme … por shikoni këtë”, ka shkruar policia e Las Vegasit në rrjetet sociale.

Monoliti është i ngjashëm me ato të tjera të çuditshme që u shfaqën në mbarë globin në vitin 2020.

Struktura e gjatë, drejtkëndore, reflektuese u pa pranë Gass Peak, një zonë shëtitjeje në shkretëtirën e Nevadës vetëm rreth një orë në veri të Las Vegasit.

Në fotografitë e publikuara nga policia në rrjetet sociale, monoliti duke i vendosur në një terren paksa të thyer.

“Si ka arritur këtu”, ka pyetur policia në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime se çfarë mund të jetë.

Monoliti ka disa ngjashmëri me ato të paraqitura në vitin 2001: A Space Odyssey, një film i vitit 1968 me regji të Stanley Kubrick. /Telegrafi/

Exit mobile version