Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 13-të në Superligën e Femrave, duke veçuar derbin mes Bashkimit dhe Penzës.
Prizrenaset fituan 74-70, që ishte fitorja e parë në një derbi këtë edicion në elitën e femrave. Te skuadra prizrenase u dalluan Monique Cooker dhe Era Shatri. Cooker e mbylli ndeshjen me 18 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 28, ndërsa u ndihmua nga Shatri, e cila e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime, me indeksin e ndeshjes 21.
Prishtina regjistroi fitoren e 13-të në po aq ndeshje të zhvilluara, ku shënoi fitore ndaj Vëllaznimit 51-110. Më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 37 pikë, 19 kërcime dhe pesë asistime.
Ndërkohë, Trepça shënoi fitore të pritur ndaj Kastriotit me rezultat 139-41. Ndeshje të jashtëzakonshme zhvilloi Tasharra Jeffries e Trepçës me 54 pikë, 12 kërcime, 13 asistime dhe 15 topa të vjedhur. Kjo ishte hera e dytë që Jeffries bëri dyshifror të katërfishtë në elitë. Ajo u ndihmua nga Alma Muzliukaj me 33 pikë, 11 kërcime e pesë asistime.
Top 5
Monique Cooker (Bashkimi) 18 pikë, 13 kërcime, 2 asistime
Era Shatri (Bashkimi) 17 pikë, 12 kërcime, 5 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 37 pikë, 19 kërcime, 5 asistime
Tasharra Jeffries (Trepça) 54 pikë, 12 kërcime, 13 asistime
Alma Muzliukaj (Trepça) 33 pikë, 11 kërcime, 5 asistime