Monchi po shqyrton mundësinë e transferimit të një lojtari te Arsenali, edhe pse nuk është pjesë e stafit të klubit londinez.
E përditshmja sportive spanjolle, “Sport” shkruan se Alex Grimaldo, 23 vjeç, është një nga lojtarët më të vlerësuar nga Unai Emery dhe ka qenë i lidhur me rivalët e klubit londinez, Manchester Cityt.
Megjithatë, Arsenali do ta transferojë mbrojtësin e Benficës me rekomandim të skuatit Monchi, i cili pritet të punësohet në Emirates.
Mochi konsiderohet si një nga operatorët më të shquar në tregun e transferimeve dhe ka punuar më parë me trajnerin spanjoll te Sevilla.
Ai u largua nga Roma me shkarkimin e Eusebio Di Francesco gjatë këtij muaji dhe tani po kërkon një punë të re.
Spanjolli thuhet të jetë një admirues i madh i Grimaldos dhe raporton se do të përpiqet ta marrë atë kudo që të punësohet. /Telegrafi/