Stevan Jovetic po kalon ditët e fundit te Interi.
Sulmuesi malazez nuk është në planet e trajnerit italian, Luciano Spalletti që i ka deklaruar se do të jetë zgjedhje e dytë.
Kësisoj ish-anëtari i Manchester Cityt dhe Fiorentinës po mendon largimin nga gjiganti italian.
Së fundmi në garë për të është futur edhe kampioni aktual i Francës, Monaco.
Monaco është e gatshme të paguajë rreth 15 milionë euro për ta transferuar në Ligue 1 sulmuesin.
Në garë për 27-vjeçarin mbetet edhe gjiganti turk Galatasaray dhe skuadra angleze Newcastle United. /Telegrafi/