Please enter at least 3 characters.

Momenti shokues kur dhëndri ia përplas nuses tortën në fytyrë!

2022/11/TikTok-1.jpg

Një nuse britanike publikoi momentin e dasmës kur bashkëshorti i saj ia përplasi copën e tortës në fytyrë.

Jade Kennedy publikoi një video të dasmës së saj në TikTok, duke ndarë momentin me 11,600 ndjekësit e saj, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se ajo dhe dhëndri tashmë ishin zyrtarisht ‘Zoti dhe zonja Price’. Në video, ajo shihet duke qëndruar para mysafirëve të tyre me fustanin e bardhë.

Siç shihet në video, dhëndri i afrohet tortës së dasmës dhe preu një copë të madhe, e më pas i afrohet gruas së tij, e cila shikon e lumtur.

Pas një momenti ai ia përplasi copën e tortës në fytyrë derisa e rrëzon përtokë. /Telegrafi/