Ky është momenti kur tanku rus hidhet në ajër nga raketa ukrainase Stugna-P pranë Vuhledarit.
Pamjet e shkatërrimit të këtij tanku u publikuan nga Brigada e 72-të e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Pasi që tanku i rusëve goditet nga raketa ukrainase pason një shpërthim i madh, siç shihet në video.
Nuk dihet se kur janë kapur pamjet.
Ushtria e Ukrainës thuhet se ka filluar kundërofensivën e saj të shumëpritur, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/