Një automjet Model Y i Tesla-s u ‘gëlltitë’ nga një gropë në qytetin Zhubei në Tajvan, derisa pjesa tjetër e rrugës mbeti total e paprekur.
SUV-i luksoz elektrik me madhësi mesatare që kushton diku rreth 50 mijë dollarë ishte i parkuar në një anë të rrugës, dhe papritur një shembje e rrugës bëri që automjeti të gëlltitej.
https://www.youtube.com/watch?v=lwpKQknpbd8&ab_channel=NewsClick
Por, ajo që ishte shumë e çuditshme është se vetura e parkuar direkt përpara Tesla-s shpëtoi pa gërvishtje.
Me sa duket, makina ishte krejt e re, dhe pronari e kishte vozitur vetëm pesë herë.
Kur makina u nxor nga gropa, kishte dëme të konsiderueshme në një anë./Telegrafi/