Site icon Telegrafi

Momenti kur motori i raketës shpërthen në ‘portin’ kozmik në Britaninë e Madhe – duke shkaktuar një zjarr të madh

Ky është momenti kur motori i një rakete shpërthen gjatë një testi të lansimit në një port të ri kozmik në Britaninë e Madhe.

Një zjarr i madh shpërtheu si pasojë e testimit të realizuar nga kompania gjermane Rocket Factory Augsburg në bazën SaxaVord në ishullin Unst në Shetland, transmeton Telegrafi.

Autoritetet kanë konfirmuar se askush nuk është lënduar nga ky shpërthim, dhe se pista e nisjes nuk është dëmtuar falë intervenimit të menjëhershëm.

Testimi i nëntë motorëve ishte një prej shumë testeve që janë kryer, kurse nga RFA ka njoftuar se kishin planifikuar lansimin e raketës që quhet RFA One.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihet zjarri i madh si dhe tymi që ngritet në qiell nga raketa që u përfshi e tëra nga zjarri. /Telegrafi/

Exit mobile version