Ky është momenti kur një rrotë shkëputet nga traktori dhe shkon në drejtim të një veture që po vinte përballë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti i tmerrshëm ndodhi në Belgorod, në Rusinë Jugore, në orën 3.50 pasdite, të enjten e kaluar ndërsa traktori po ecte në rrugët e akullta me një shpejtësi të moderuar.
Një veturë mund të shihet përgjatë një rruge të qetë duke regjistruar përmes kamerës, që e ndjek traktorin nga afër.
Pak më vonë, një makinë vjen nga drejtimi i kundërt derisa rrota traktorit “shkëputet” nga boshti.
Rrota hidhet nëpër rrugë dhe godet xhamin e makinës që kalon, duke bërë që ajo të rrëshqasë.
Për fat të mirë, edhe pse makina pësoi dëme të konsiderueshme, shoferi thuhet se u largua i palënduar. /Telegrafi/