Alpinistët në Alaskë kanë ndarë momentin e tensionuar kur iu afruan disa arinjve të murrmë në Parkun Kombëtar Katmai.
Alex McGregor vendosi që të shpërndajë në TikTok pamjet e “takimit të tij interesant” përderisa ai ishte me partneren e tij.
“Po vjen pikërisht tek ne”, i thotë ai partneres së tij në fillim të videos teksa shfaqet ariu i parë i murrmë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
@chasing.luminance So this was an interesting encounter. You might wonder why we didn’t just walk backwards down the trail? Why did we go into the thick forest? Every other time we saw a bear on the people trail they were just using it as a highway , cruising back and forth. So we were trained to get off the trail and give them the right away while making sure the bear knows we’re there so we don’t startle them. This bear had other ideas… we’re very grateful to the bear school training that helped us keep calm and move out of his way. #bears #brownbears #brownbear #katmai #katmainationalpark #animalencounter #absoluteunit #wildlife #wildanimals #Alaska ♬ original sound – chasing.luminance
Alex më pas kapi pamjet e një ariu tjetër një rrugë poshtë shtegut të ecjes dhe kalon shtegun për siguri.
Ai shkroi në TikTok se çifti ishte trajnuar për të zbritur nga shtegu dhe për t’u dhënë arinjve të drejtën e kalimit, duke bërë të ditur praninë e tyre për të shmangur tronditjen e tyre.
Ai tha: “Ne jemi shumë mirënjohës për trajnimin se si të përballesh me arinjtë që na ndihmoi të ruanim qetësinë dhe të largoheshim nga rruga e tij”. /Telegrafi/