Site icon Telegrafi

Momentet e para pas lindjes, modelja Cunmulaj ndan me fansat imazhe magjike në ditëlindjen e parë të vajzës (Foto)

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj e cila tash e një kohë jeton dhe vepron në New York, ka festuar sot (e martë) një festë shumë të veçantë.

Vajza e saj e vogël Ella Faria mbush sot një vjeç, pranë prindërve të saj të dashur.

Në këtë ditë të veçantë, Emina vendosi që të publikojë disa fotografi, të cilat deri më tani i ka mbajtur private, vetëm për vete.

Në fotografitë e publikuar, Emina shfaq momentin e parë kur mbajti në dorë Ellan, pastaj puthjen pasionante që i dhuroi bashkëshorti pas lindjes së vajzës, dhe në fund një fotografi, e cila shfaqte momentin e parë kur i kishte dhënë gji të voglës së saj.

Cunmulaj ka marrë edhe mijëra urime nga ndjekësit, të cilët përveç ditëlindjes e kanë komplimentuar edhe për fotografitë e bukura. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version