Site icon Telegrafi

Momente agonie në një aeroplan të mbushur me mjegull

Pasagjerët e fluturimit të “American Airlines” përjetuan momente tmerri kur kabina e aeroplanit u mbush me diçka që fillimisht u mendua se ishte tym, por që në fakt ishte mjegull.

Incidenti ndodhi më 8 qershor dhe aeroplani bëri një ulje emergjente në Nikaragua, siç përmendet “The Independent”.

“Mos po talleni gjë?”, thotë një pasagjer, i cili nuk mund ta besojë atë që po ndodh.

Besohet se mjegulla u shkaktua kur ajri i kondicionuar brenda aeroplanit erdhi në kontakt me ajrin e nxehtë dhe të lagësht jashtë tij, pasi ekuipazhi i kabinës hapi dyert e avionit për të pritur udhëzimet përpara nisjes.

Pavarësisht se udhëtarët po përjetonin orë tmerri, piloti bënte shaka duke thënë se kjo ishte  si një festë Halloween.

Një zëdhënës i American Airlines kërkoi ndjesë për devijimin dhe vonesën, por tha se, “siguria e klientëve tanë dhe anëtarëve të ekipit është prioriteti ynë kryesor”. /tch/

 

Exit mobile version