Juventusi e ka filluar fazën para sezonale me humbje, pasi u mposhtën 3-2 nga Tottenham Hotspuri në kuadër të International Champions Cup.
Erik Lamela e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 30’-të te Spurs, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi më mirë për kampionin e Serie A-së, pasi Gonzalo Higuain (56’) dhe Cristiano Ronaldo (60’) e përmbysën rezultatin për 2-1.
Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë u zëvendësuar në minutën e 63-të nga Mattia de Sciglio, e që kjo taktikë e Sarrit nuk i pëlqeu portugezit.
Ish-trajneri i Chelseat u mundua të arsyetohej para Ronaldos, por ky i fundit ishte i acaruar.
Lucas Moura dy minuta pas zëvendësimit të portugezit e barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa në minutat shtesë ishte Harry Kane, i cili me një gol nga gjysma e fushës vulosi rezultatin përfundimtar 3-2. /Telegrafi/
Il timore quando sei un allenatore che ha appena sostituito Cristiano pic.twitter.com/dCUjWKnxIL
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) July 21, 2019