Telegrafi

Mogherini: Turqia të rinisë zgjidhjen e çështjes kurde

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini ka deklaruar sot, se BE-ja e konsideron PKK-në organizatë terroriste duke shtuar se, është e nevojshme të rifillohet procesi reformues për zgjidhjen e çështjes kurde.

Mogherini u tha gazetarëve në Bruksel se BE është duke bashkëpunuar ngushtë me Turqinë për t’i dhënë fund konflikteve në Siri.

Ajo shtoi se BE po monitoron zhvillimet në Turqi duke theksuar se ”në këtë vend nevojitet rifillimi i procesit të zgjidhjes së çështjes kurde” njofton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

“BE-ja e ka konsideruar PKK-në si organizatë terroriste. Megjithatë, është e nevojshme që zyrtarët turq t’u japin një shans përfaqësuesve politikë të saj, të cilët pikëpamjet e tyre i shfaqin në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Mogherini.