Telegrafi

Modric preket nga dhurata e gazetarit spanjoll para ndeshjes, premtoi se do t’ia kthente

Futbollisti legjendar kroat, Luka Modric ka pasur një nga intervistat më interesante në karrierën e tij para ndeshjes së parë të Kroacisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Modric po fliste për versionin spanjoll të mediumit ESPN para ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës dhe me atë rast gazetari e preku me gjestin e tij.

Në fund të bisedës mes të dyve, gazetari ftoi kameramanin e tij që t’i shtonte diçka dhe ishte fanella e Diego Armando Maradonës nga kombëtarja e Argjentinës, të cilën më pas ia prezantoi Modricin.

“Ne po e presim me padurim ndeshjen. Tashmë kemi luajtur disa herë me spanjollët, detajet do të vendosin dhe ne duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre. Nuk lodheni kurrë duke luajtur ndeshje kaq të mëdha”, ka thënë fillimisht Modric.

 

Kur ai mori fanellën në duar, mbeti pa fjalë. Ai nuk e fshehu se sa i emocionuar ishte kjo lëvizje e gazetarit spanjoll.

“Kjo është e veçantë, është kënaqësi të kem këtë fanellë. Diego është më i madhi, ti me të vërtetë më preke. Nuk e di se çfarë mund të të jap, ndoshta do ta duash fanellën time pas ndeshjes së nesërme”, tha Modric me entuziazëm, duke premtuar për t’ia kthyer dhuratën gazetarit pas ndeshjes së sotme.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë luhet sot (e shtunë) në stadiumin Olimpik të Berlinit dhe fillon në orën 18:00. /Telegrafi/