Site icon Telegrafi

Modeli i flokëve që është hit në rrjetet sociale, u jep vëllim dhe duken më të dendura

(Foto: Instagram/simonedebouffant/madisonbeer)

Vjeshta ka ardhur dhe është koha më e mirë për një ndryshim. Është ajo periudha kur kthehemi nga pushimet, kur e dimë se po vjen një dimër i zymtë, i ftohtë dhe i gjatë, ndaj do të donim ta freskojmë sadopak pamjen dhe jetën tonë. Dhe si ndryshe, pos me prerje flokësh…

Ndryshimi që femrat gjithmonë arrin t’i bëjë të kënaqura është ndryshimi i modelit të flokëve. Të shkosh te floktari është një nga zgjidhjet më të thjeshta dhe më të shpejta, sepse u jep energji të re – të paktën për periudhën e ardhshme, ndërsa gjinia e bukur e di shumë mirë këtë.

Një nga modelet më të popullarizuara të momentit, i cili u jep menjëherë volum flokëve dhe i bën më të dendura, ndaj është një truk i shkëlqyeshëm për ato që kanë flokë të holla ose të rralla. Trendi është bërë i njohur në rrjetet sociale dhe vlerësohet nga shumë për ofrimin e vëllimit të jashtëzakonshëm.

(Foto: Instagram/simonedebouffant)

Stili ‘U’ i flokëve është në fakt një teknikë që shpesh përfshin një formë të caktuar prerjeje dhe stilimi, dhe mund ta transformojë pamjen e flokëve tuaj. Ky model flokësh është një nga truket e parukierëve të famshëm për të krijuar iluzionin e flokëve më të harlisura dhe voluminoze.

Lexo po ashtu Ke fytyrë të rrumbullakët? Ja disa prerje flokësh që shkojnë më shumë për çdo formë

Pjesët anësorë janë më të holla se pjesa e pasme, kështu që një formë U-je do ta heqë menjëherë atë pamjen e hollë dhe do t’ju japë një model më të plotë flokësh.

Është relativisht i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe nuk kërkon formësim të vazhdueshëm. Në varësi të shpejtësisë së rritjes së flokëve tuaj natyralë, me gjasë do t’ju duhet një shkurtim i thjeshtë çdo gjashtë deri në tetë javë për t’i hequr majat e ndara dhe për ta ruajtur rritjen e barabartë të flokëve. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/madisonbeer)
Exit mobile version