Serbia ka marrë “1247 artefakte të koleksionit të muzeut publik janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia serbe e Shkencave.
Pothuajse 24 vjet më pas, koleksioni ende mbahet padrejtësisht dhe ilegalisht në muzetë e Beogradit.
Sipas marrëveshjes origjinale (Libri i Kthimit), artefaktet janë marrë për ekspozim të përkohshëm, por ende nuk janë kthyer në Muzeun Kombëtar të Kosovës, atij të cili i takojnë.
Ndërkaq, Ministria e Kulturës është duke zhvilluar kampanjë të vazhdueshme për kthimin e artefakteve në Kosovë.
Përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter, kjo ministri publikon me fotografi të gjitha artefaktet, përfshirë mbishkrimin për veçoritë e tyre.
MRSK thotë se Serbia po shkel konventat e UNESCO-s.
“Duke vepruar kështu, Serbia po shkel@Unesco Konventat, marrëveshjet origjinale për kthim dhe dokumenti i Ahtisaarit. Republika e Kosovës kërkon kthimin e tyre në vendin e origjinës”, thuhet në reagimin në Twitter.
Më 19 maj, vet ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Hajrulla Çeku kishte publikuar në Twitter kërkesën e Muzeut Kombëtar të Kosovës drejtuar dy muzeve në Beograd.
Çeku ka thënë se është për keqardhje që Serbia mban në mënyrë të paligjshme artefaktet e Kosovës.
“Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjeve origjinale, konventës së UNESCO-s mbi pasurinë kulturore dhe Planit të Ahtisaarit. Sot kërkuam zyrtarisht kthimin e pronës sonë kulturore”, kishte shkruar ministri Çeku në Twitter.
Ndryshe, nga ky thesar i artefakteve, deri me tani Kosovës i është kthyer vetëm një prej tyre, “Hyjnesha në Fron”, e cila një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja” të Prishtinës./Telegrafi/
The bronze lamp, discovered in the Northern Necropolis of the archaeological site of Ulpiana, belongs to the Roman Period (1st – 2nd century A.D), and its one of the 1247 ?? exhibits held unjustly by Serbia for over two decades. 1/2 pic.twitter.com/NDFljfJ3Sh
— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) August 24, 2022
1247 ?? exhibits are illegally held in Serbia since 1999. One of them is the red monochrome semi-spheric vase, decorated with brown color geometric motifs, was discovered in the Early Neolithic Period (7th – 6 millennium B.C) site of Runik, Skënderaj, Republic of Kosova. 1/2 pic.twitter.com/i3FX2OUt0g
— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) August 22, 2022
A typical Illyrian helmet, discovered in Banja e Pejës, Republic of Kosova, belongs to the Iron Age (6th – 5th century B.C.). It is one of the 1247 exhibits of ?? museums’ collections held illegally by Serbia since 1999. 1/2 pic.twitter.com/vFr1Bv0XxI
— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) August 18, 2022
The terracotta figurine of a Centaur, discovered in Vallaç, Republic of Kosova, belongs to the Vinça Culture, Late Neolithic Period (5th – 4th millennium B.C.). It is one of the 1247 exhibits of ?? museums’ collections held illegally by Serbia since 1999. 1/2 pic.twitter.com/vJDOcHFKy4
— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) August 8, 2022