Fëmijët, banorë të lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës, e dinë se të mërkurave mjeku do të vijë për ta. Megjithatë, në këtë Qendrën e Mjekësisë Familjare në veri të Mitrovicës, Rrahim Merovci nuk është i obliguar të shkojë. Por ky, nuk mungon këtu të mërkurave.
Merovci që punon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicën Jugore, ka një arsye pse nuk e braktisi Veriun që nga paslufta. E, kjo punë vullnetare e pediatrit po u ndihmon goxha shumë banorëve të pakët shqiptarë të kësaj lagjeje.
Merovci e stafi i kësaj ambulante kujtojnë edhe momente rreziku në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe . Por, sipas tij, kjo qendër mjekësore ka nevojë për shërbime shtese.
Edhe në këto kushte, këtu shërbime mjekësore marrin edhe serbët e zonës
E krahas punës vullnetare në një mjedis pasigurie, në këto zyre nuk mungojnë simbolet kombëtare. /Klan Kosova/